DURRES - Një aksident i rëndë automobilistik pranë fshatit Armadh të Durrësit, ka ndodhur pasditen e sotme, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona. Mësohet se një automjet është përplasur me bordurën, ndërsa dy personat në makinë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.
Fatjon Hoxha, 21 vjeç dhe me profesion DJ është një nga të plagosurit në aksident, ndërkohë që personi tjetër nuk është ende i identifikuar. Sipas hetimeve paraprake të policisë në vendngjarje, automjeti mësohet të ketë humbur kontrollin dhe të jetë përplasur me bordurën në anë të rrugës.
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com