DURRES - Në vazhdim të turit të tij elektoral kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako ka zhvilluar një takim me banorë të lagjeve 5 dhe 6 të qytetit brengdetar. "Në fokusin e bashkisë, krahas projekteve për përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës, është edhe punësimi i banorëve të Durrësit", tha Dako në këtë takim. Dhe për këtë qëllim, shtoi ai, - projekti më madhor është ndërtimi i Parkut Industrial për të cilin bashkia ka vënë në dispozicion 480 ha tokë truall si dhe ka krijuar të gjitha lehtësirat e nevojshme për realizimin e këtij projekti.
"Projekte të tilla do të realizohen edhe për faktin se tashmë ky qytet nuk i përket vetëm durrsakëve por ai është një qytet mbarë kombëtar dhe më gjerë", - tha Dako.

“Modeli i Zhvillimit të Durrësit do të jetë modeli i zhvillimit të Shqipërisë.Ky është vizioni ynë së bashku me qeverinë për ta transformuar Durrësin në një model zhvillimi për mbarë Shqipërinë.Ne kemi një projekt shumë të qartë zhvillimi. E njohim qytetin shumë mirë.Dimë të gjitha pikat e dobëta por edhe potencialet e mëdha për zhvillim, dhe është vetëm koha e cila na duhet për të realizuar projektet për zhvillimin e këtij qyteti. Në projektin tonë për Bashkinë e re të Durrësit jemi të fokusuar tek pasuritë që kemi, Detin, Tokën Bujqësore dhe Tokën Industriale. Për të zhvilluar industrinë kemi përzgjedhur zonën e Spitallës ku do të ndërtohet parku industrial,një zonë e lirë ekonomike. Atje do të hapen me mijëra vende të reja pune. Ky do të jetë një model zhvillimi i industrisë në Shqipëri. Bashkia ka vënë në dispozicion të këtij parku 480 ha tokë truall si dhe të gjitha lehtësirat për realizimin e këtij projekti", - u shpreh Dako në këtë takim.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO