Sot në mjediset e Autoritetit Portual Durrës është organizuar ceremonia e përfundimit të trajnimit të një grupi doganieresh dhe efektivesh të policisë kufitare për luftën kundër trafiqeve në zonën kufitare.
Ka qenë Ambasada e SHBA në Tiranë dhe Policia kufitare polake ata që kanë realizuar këtë trajnim.
Me konkretisht trajnimi kishte të bënte me aftësimin e doganiereve dhe efektivave të policisë kufitare për"zbulimin dhe inspektimin e vendeve te fshehta ne mjetet e transportit".
Në ceremoni morën pjesë Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, zv/Ambasadori amerikan Henry Jardine si dhe zv/drejtori i policisë së shtetit Genc Merepeza.
Ne takim u tha se trajnimi ishte kryer nga EXBS program pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe Policisë Kufitare Polake.
Drejtoresha e Doganave Spiropali tha se SHBA e kanë ndihmuar vazhdimisht doganën dhe policinë kufitare në punën e saj. Falë kësaj ndihmë është rritur në mënyrë të ndjeshme inventari i pajisjeve për zbulimin e aktiviteteve të paligjshme si dhe është rritur aftësia profesionale e punonjësve të doganës dhe policisë kufitare.
Spiropali në fjalën e saj shtoi se synimi ynë është që nga njëra anë të lehtësojmë tregtinë dhe lëvizjen e qytetareve dhe nga ana tjetër të sigurojmë edhe kufijtë tanë që të jenë të padepërtueshëm nga krimi i organizuar apo nga elementët e tjerë kriminelë që tentojnë të shkelin ligjin.
Ndërsa Zv/Drejtori i Policisë së Shtetit, Genc Merepeza theksoi se ka vite qe e ka ndjerë ndihmën e SHBA për policinë e shtetit. Kjo ndihmë tha ai ka konsistuar për përsosjen e pajisjeve të kontrollit dhe mbikëqyrjes së kufijve tanë.
Gjithashtu policia e shtetit ka përfituar donacione te shumta nga Departamenti Amerikan i Shtetit,por ajo që është më e rëndësishmja është trajnimi e efektivave të Policisë në mënyrë që ata të rrisin kapacitetet e tyre në luftën kundër krimit ndërkufitar dhe pse jo edhe te terrorizmit ndërkombëtar.
Në përfundim të trajnimit u shpërndanë dhe certifikatat e trajnimit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com