DURRES- Rreth 30 kilogramë hashash është sekuestruar mbrëmjen e sotme në Durrës, ndërsa është arrestuar poseduesi i saj. Lënda narkotike ishte fshehur në gomën rezervë të makinës tip “Benz” AA 411ID.
Pas sekuestrimit të lëndës narkotike gjatë kontrollit të bërë nga policia kufitare, blutë e Durrësit kanë arrestuar shtetasin Gëzim Alimehmeti, 46 vjeç.
Droga do të transportohej drejt Italisë me linjën e tragetit për në Ankona.
Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com