DURRËS- Rrjeti i vjetër i furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Durrësit do të zëvendësohet më rrjetin e ri.
 
Për këtë arsye Ujësjellës Kanalizime Durrës, (UKD), njofton të gjithë banorët e zonës së Plazhit që të marrin masa për të kryer lidhjet në rrjetin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm.
 
Sipas UKD, për pak ditë linja e vjetër do të dalë jashtë përdorimit, dhe banorët duhet të bëhen gati për të kryer lidhjet me tubacionin e ri të furnizimit me ujë për tek banesat e tyre.
 
UKD njofton gjithashtu se lidhjet në rrjetin e ri do të bëhen nga punonjës të UKD-së dhe firmës zbatuese të punimeve, vetëm për ata që kanë kontratë shërbimi me UKD.
 
Ndërsa personat që nuk kanë kontratë duhet të paraqiten pranë zyrave të Ujësjellësit, për të bërë kontratën dhe për të blerë matësin, që më pas te lidhen në rrjetin e ri te furnizimit me ujë të pijshëm.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com