DURRËS - Një fëmijë 4-vjeç nga Gjilani i Kosovës ka humbur mesditën e sotme në Durrës. Familia Kosovare mësohet se ka ardhur për të kaluar pushimet në këtë qytet.
 
Sipas familiarëve fëmija ka humbur pranë  një hoteli në zonën e  Shkëmbi i Kavajës.
 
Familiarët bëjnë thirrje për ndihmë duke vënë në dispozicion të të gjithë atyre që e shohin fëmijën numrin e telefonit 0676096011
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)