Durrës, nis sistemimi i plazhit
pastrimi do të bëhet 2 herë në ditë

Durrës, nis sistemimi i plazhit<br />pastrimi do të bëhet 2 herë në ditë
Nis puna për sistemimin dhe rregullimin e plazhit të Durrësit. Ndërmarrja e pastrim gjelbërimit e plazhit ka nisur punën për ndërtimin e infrastrukturës së përgjithshme të vijës bregdetare dhe brenda datës 20 maj plazhi i Durrësit do të jetë gati për të pritur pushuesit.
 
Drejtori i kësaj ndërmarrje, Alfred Dhuli thotë  se aktualisht grupet e punës janë përqendruar në pastrimin e leshterikut dhe vendosjes së koshave të mbeturinave, ndërsa pas pak ditësh do të kryhet plugimi dhe dezinfektim i rërës. Sipas tij, në datën 20 maj bregdeti i Durrësit do të jetë gati me të gjitha parametrat e kërkuara, duke ofruar cilësi për pushuesit që do të frekuentojnë plazhin që nis te ura e dajlanit e përfundon në kufi me Golemin te Përroi i Agait.
 
Ndërmarrja komunale e plazhit e mbështetur nga bashkia për sezonin turistik për këtë vit ka filluar punën që në muajin prill, projektin e leshterikut. Sot që po flasim ka mbatuar komplet, tërësisht heqja e leshterikut në të gjithë zonën, nga Shkëmbi i Kavajës, deri tek Ura e Dajlanit. Themi që nga data 20 maj çdo gjë është gati”, tha Alfred Dhuli, drejtori i komunales Plazh.

Ndryshe nga sezonet e shkuara, këtë vit mirëmbajtja e vijës bregdetare do të menaxhohet nga ndërmarrja komunale e plazhit, e cila pastrimin do të kryej me dy herë në ditë. Gjatë sezonit turistik,kësaj ndërmarrje do ti shtohen edhe 30 punëtorë sezonalë.

Këtë vit është përgatitur një kontratë me ata që marrin plazhe private  që pastrimi të bëhet me ato kondicime që do ti vendosim neve, që do të thotë pastrimi i plazhit të mbarojë në mëngjes para orës 7 dhe pastaj të fillojë pastrimi tjetër pas orës 7 të darkës. Këtë vit plazhit i janë ofruar 30 punonjës sezonal vetëm për transportin kurse pjesa e plazhit, e bregdetit do të përballohet nga fuqia punëtore që kemi” tha Dhuli.

Edhe pse sezoni turistik veror nuk është çelur ende zyrtarisht, qytetarë të shumtë gjatë fundjavave kanë nisur të frekuentojnë masivisht bregdetin e Durrësit.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi