DURRES - Policia e Durrësit ka arrestuar një 44 vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale rrëmbim, heqjen pa të drejtë të lirisë dhe shfrytëzim të prostitucionit, me qëllim ekstradimin e tij në Itali.

Në prangat e bluve të Durrësit ka rënë shqiptari Ermal Gjokja, 44 vjeç, banues në Durrës. Sipas policisë, arrestimi i tij ka ardhur pasi ndaj 44 vjeçarit Autoritetet Gjyqësore të Veronës kanë lëshuar urdhër arrest, për kryerjen e veprave penale të rrëmbimit, heqjen pa të drejtë të lirisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Pas arrestimit të Ermal Gjokjës, zyra e  Interpol Tirana ka njoftuar Interpol Italinë për kryerjen e procedurave të mëtejshme me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)