Emigrimi i familjeve durrsake drejt vendeve të Europës ka sjell një ulje të numrit të nxënësve në shkollat 9-vjeçare. Një gjë të tillë e pranon edhe drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Durrës Lindita Muka, e cila thotë se shifrat nuk janë aq sa thuhen në media.
Viti shkollor i arsimit të detyrueshëm që nisi në muajin shtator, shënoi një rënie të regjistrimit të nxënësve në rrethin e Durrësit. Shifrat flasin për më shumë se 700 nxënës të larguar.
Ky numër nuk ka të bëjë me nxënës që kanë braktisur shkollën por me ata që janë larguar jashtë vendit me familjet e tyre për shkaqe të emigracionit. Pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar në drejtim të Gjermanisë dhe një numër më i vogël në Greqi.

Por një gjë të tillë nuk e konfirmon drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Durrës Lindita Muka. Ajo nuk jep një shifër zyrtare të nxënësve të larguar por thotë që kjo shifër është shumë më e ulët se ajo që japin mediat. Ndërkohë që sqaron se udhëzimi i Ministrisë së Arsimit për nxënësit që kthehen në atdhe nga emigracioni është që ata të integrohen menjëherë në sistemin tonë arsimor nëpërmjet një programi të veçantë dhe me një trup arsimore të përgatitur për këtë qëllim. Sipas saj një masë e tillë është marrë që nxënësit të mos e humbin vitin shkollor.
“Kështu është e paraqitur gjithë procedura që ne duhet të ndjekim si Drejtori Arsimore për të trajtuar të gjithë kontigjentin e atyre nxënësve të cilët ose kanë ikur tani ose kanë qënë në emigracion dhe kërkojnë të rikthehen. Nuk është institucioni jonë që merret drejtpërdrejt me këtë çështje, ne mund të kemi shifra që i duam për punën tonë personale, për të organizuar dhe menaxhuar sa më mirë prurjet që do të vijnë që të angazhojmë mësuesit, psikologët dhe gjithë kontigjentin e arsimtarëve,” thotë Muka.
Ndërkohë burime konfidenciale po nga kjo drejtori arsimore, pohojnë faktin që nga shkollat janë larguar mbi 700 fëmijë të moshës nga 8 deri në 15 vjeç. Pjesa më e madhe e tyre janë fëmijë të zonave rurale dhe më pak fëmijë që banojnë në qytet.
Por një pjesë e këtyre fëmijëve janë kthyer në shkollë pas riatdhesimit të familjeve të tyre nga vende si Gjermania, Greqia e vende të tjera.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com