DURRËS - Pas 3 vjetësh ndërprerje ka nisur faza e dytë e punimeve për rikulifikimin e sheshit “ liria’ në qendër të qytetit të Durrësit. Punimet për fazën e dytë të këtij projekti parashikohet që të zgjasin 6 muaj dhe gjatë kësaj periudhe sheshi" Liria" do të jetë i mbyllur si për qarkullimin e automjeteve, ashtu edhe për kalimtarët.
Gjatë mëngjesit të ditës së sotme ka nisur rrethimi i sheshit qendror të qytetit të Durrësit, pasi ka nisur faza e dytë e punimeve për rikualifikimin e sheshit ‘ Liria”.
Për rikualifikimin e këtij sheshi , parashikohen punime në territorin para ndërtesës së bashkisë deri në afërsi të pallatit të kulturës. Projekti parashikon një shesh me të madh pasi do të krijohen sipërfaqe të reja.
Gjithashtu do të ketë një rikonceptim të gjelbërimit, të ndricimit dhe të rrugëve. Projekti parashikon edhe largimin e shatërvanit 80-vjeçar .
Punimet për fazën e dytë të këtij projekti parashikohet që të zgjasin 6 muaj dhe gjatë kësaj periudhe sheshi" Liria" do të jetë i mbyllur si për qarkullimin e automjeteve, ashtu edhe për kalimtarët.
Në fazën e parë të projektit i cili përfundoi në vitin 2011 u ndërtuan shkallaret që lidhen me xhaminë e qytetit si dhe galeria e arteve, por nga mungesa e fondeve punimet u ndërprenë për të rinisur pas 3 vjetësh.
Bashkia e Durrësit pritet të nisë edhe disa projekte të tjerë sikurse janë rikonstruksioni i hyrjes së qytetit te Ura e Dajlanit, ai i nënkalimnit të plepave, ndërtimi i rrugës paralel me portin si dhe rindërtimi i rrugës që të shpie te kodër vila, projekte të cilat aktualisht janë në proces tenderimi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO