DURRES- Një familje në Durrës që prej disa muajsh jeton nën frikën e kërcënimeve. Adrian Sina është një biznesmen që jeton prej 4 vitesh në Shqipëri së bashku me familjen e tij.

Konflikti ka nisur në gusht të vitit 2012 për një qese që shitësi nuk ja ka dhënë klientit, një djalë i ri, i cili e ka sulmuar me armë. Adriani ka denoncuar rastin te Drejtoria e Policisë në Durrës por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Që prej asaj dite ai dhe familja e tij nuk jetojnë të qetë. Në emisionin Urbanika të Tv A1 Report 41 vjeçari, së bashku me bashkëshorten e tij ruse dhe djalin 11 vjeç rrëfyen momentet e frikës që vazhdon ti ndjekë prej muajsh

Gazetarja: Z. Adrian, si ka nisur problemi juaj?

Ardian Sina - Nga mesi i gushtit na kanë qëlluar me armë një grup prej 6 personash, mua bashkëshorten time dhe djalin dhe kjo tragjedi vazhdon akoma me presionet e këtyre personave që nuk janë kapur akoma nga policia. Arrita të vij deri tek ju, më shtyu më shumë dashuria ndaj djalit tim, që nesër mos ndodhi e njëjta gjë prapë, mos rri me frikë tërë kohën, të dimë edhe ne ca do bëhet.

Sa ka qënë ora që personat erdhën dhe ju kërcënuan?

Ardian Sina - Ishte ora rreth 20:30-21:00 e darkës.

Ku ndodheshit ato momente?

Ardian Sina - Ishim duke pastruar perimet, unë, bashkëshortja dhe djali kur personat erdhën dhe na kërcënuan.

Zonjë, ju ku ndodheshit në momentin që personat ju erdhën dhe ju qëlluan?

Liljana Sina - Ishte data 10 gusht, nga ora 20:30-20:30 e gjysëm. Pa kuptuar ishim përjashta me djalin 11 vjec. Dikush vjen dhe na pyet sa është kilja e perimeve përjashta. Në momentin që im shoq jep përgjigjen e perimeve përjashta, 5 cuna nga mbrapa një nga ata ishte dhe një djalë që e njohim dhe e kemi komshi në lagje. Ka qënë një konflikt për qese në dyqan, por ai konflikt ka zgjatur shumë. Në atë moment kur kane ardhur, kanë ardhur për të rrahur im shoq sepse ata kishin me vete një armë në dorë. Cunin ne e njohim, është me mbiemër Jovaliu, është problem se nxorrën armën drejt im shoq dhe qëlluan 3-4 herë. Ne u trembëm bashkë me cunin se ca mund të ndodhte për një punë qese, të ndodhte dicka e tillë ishte dicka pa e kuptuar. Megjithatë erdhi policia për cerek ore dhe verifikuam emrin dhe mbiemrin e cunit. E njihnim goxha mirë. Gjeten ato gëzhojat. Janë marrë masa. Deri tani nuk kemi asnjë përgjigje të saktë. Na morën në pyetje mua, bashkëshortin dhe cunin, por nuk na duket se është me të vërtetë procedura e prokurorisë.

Ardian Sina - Në momentin që bashkëshortja ime jepte deklaratën drejtori kishte këmëngulur që ta ndrronim deklaratën që kishte qëlluar me armë, në ajër apo në tokë por nuk i pelqeu që bashkëshortja ime të shkruante të vërtetën që personat kishin qëlluar drejt nesh. Pse kjo këmëngulja e drejtorit të policisë? Kemi frikë të merremi me policinë, kemi frikë të denoncojmë këto gjëra po e vërteta është kjo.

Pse mendoni se ata kanë kërkuar një ndryshim dëshmie, të mos deklarohet fakti që kanë shtirë?

Ardian Sina – Nuk e di, atë e dinë institucionet.

Për këtë problem ata i janë drejtuar gjithë institucioneve, por deri tani ato heshtin.

Liljana Sina - Letra kemi cuar në të gjitha institucionet, asnjë gjë nuk ka dhënë përgjigje. Nga Drejtoria e Durrësit është dhënë përgjigje se e dinë ku ndodhen por kapje nuk është bërë.

Në këtë ngjarje prezent ka qënë edhe djali i tyre 11 vjecar, i cili që prej asaj dite jeton me frikë dhe në rrugë del i shoqëruar vetëm nga prindërit.

Emanuel Sina - Në momentin që ndodhi kjo ngjarja, unë në pushimet e verës rri me babin në të shumtën e kohës dhe po pastroja si zakonisht me fshesë dhe nuk e pashë të gjithë ngjarjen e fillimit. Pashë kur rrethuan babin dhe nuk e di se cfarë po thonin. Ndodhi kjo gjë dhe më pas ai nxorri armën, një cun i lagjes tonë, dhe donte ta gjuante.

Në cfarë vendi ndodheshin ata? Ku ishin që nxorrën armën?

Emanuel Sina -  Babi ishte këtu ku jam unë dhe e kishin rrethuar tamam dhe nuk kishte ku të ikte, vetëm brenda dyqanit. Dhe njëri nxorri armën, por shokët e tij nuk e dinin mesa pashë une se njëri prej tyre u përpoq ta ndalonte. Nxorri armën dhe babi i ndoqi me vrap sepse u shmangën të gjithë. Ky personi që unë e njoh, po gjuante me armë 3-4 herë

Në cfarë drejtimi shtiu?

Emanuel Sina - Përballë babit tim por nuk e kapi. Erdhi policia që mblodhi gëzhojat.

Ju pse mendoni që ka ndodhur kjo ngjarje? Ka patur ndonjë konflikt?

Emanuel Sina -  Mesa dëgjova ishte konflikti për një qese që babi im nuk e kishte futur një bukë dhe 1 birrë familjare në qese dhe kështu ndodhi. Une frikë kam natën. Më shoqëron mami deri në gjysmën e rrugës dhe më ndjek me sy se mos më ndodhi ndonjë gjë. Edhe vet kam shumë frikë.

Njerëzit e lagjes e njohin si familje normale.

Fqinjët - Ne i njohim për familje shumë të mirë, edhe ketu furnizohemi gjithmonë.

Ndërsa ata vetë duan që ky problem të marrë zgjidhje.

Liljana Sina - Ne nuk duam asnjë konflikt tjetër nga këto familje por duam vetëm ta dimë pse ka ndodhur, dhe një përgjigje nga shteti, nga drejtoria e olicisë. Domethënë do kemi probleme me këto familje apo nuk do kemi. Dhe ne absolutisht fare nuk duam të kemi me këtë familje probleme.

Emanuel Sina - Kërkoj që ti kapin ata personat dhe të jemi të qetë.

41 vjecari ka qënë emigrant në Greqi dhe më pas në Angli ku u njoh dhe me bashkëshorten e tij, Liljanën.
Ajo është më origjinë nga Rusia dhe që prej vitit 2002 jetojnë në Shqipëri.

Liljana dhe Adriani kanë së bashku një djalë 11 vjecar, Emanuelin.

Më pas Adriani emigroi në Itali për një jetë më të mirë duke lënë pas familjen, por në vitin 2009 u vendos njëherë e mirë në Shqipëri dhe investoi në vendin e tij, me shpresën që një ditë djali i tij të trashëgojë këtë investim.

(v.gj/shqiptarja.com)