DURRËS- 19 vjeçarja, Elda Tanushi, e cila u arrestua nga policia e Durrësit, pasi tentoi të helmonte vjehrrën e saj, ka dëshmuar përpara efektiveve rrethanat e ngjarjes dhe motivet që e shtynë të kryente këtë veprim.
Ajo është shprehur se gjatë këtyre katër muajve martese, vjehrra e saj ka ushtruar dhunë të vazhdueshme verbale dhe fizike.
“Ajo ka qëlluar mbi mua disa herë, prej kohësh në familje është bërë situate e patolerueshme” mësohet të ketë thënë ajo.
Duke marrë shkas nga kjo situatë ajo ia ka hedhur vjehrrës një sasi helmi në gotën e kosit, Tanushi u arrestua, ndërsa vjehrra e saj nuk ka shqetësime serioze për jetën.
Ndërkohë mësohet se bashkëshorti i 19 vjeçares punon si emigrant në Greqi.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com