DURRES - Robert Tomaj, i shpallur në kërkim nga policia shqiptare është kapur nga punonjësit e policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës gjatë tentativës së tij për të kaluar kufirin, për të shkuar drejt Barit të Italisë. 24-vjeçari më herët ishte dënuar nga gjykata e Tiranës me 2 vite burg për veprën penale të mashtrimit, nga të cilat kishte kryer vetëm 1 vit e 4 muaj.

Gjatë tentativës së tij për tu larguar nga Shqipëria në kontrollin që i është bërë nga autoritetet portale ka rezultuar se ai është i shpallur person në kërkim, me kartelë “të kuqe”.

Drejtoria e Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës, ka bërë të mundur transferimin e menjëhershëm të 24 vjeçarit lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë, në komisariatin numër 4 të Tiranës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)