DURRES - Një oficer policie është plagosur me mjete të forta në banesën e tij nga dy persona ende të paidentifikuar.  Kujtim Vreka, oficer i krimeve të rënda është sulmuar nga dy agresorët, që kanë tentuar t’i grabisin lokalin e tij në Shkozet.

Sipas korrespondentit të A1 Report në Durrës, Artur Korriku ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, teksa oficeri kthehej në shtëpi pasi ka lënë detyrën. Vreka ka parë që në lokalin e tij, që ndodhet ngjitur me shtëpinë 2 persona kishin hyrë për të vjedhur.

Oficeri i policisë është konfrontuar fizikisht me 2 hajdutët, të cilët e kanë goditur me gushte dhe shkelma dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda në fytyrë.

Vreka është nisur menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, ku po merr mjekimin e nevojshëm.

Strukturat e policisë kanë nisur hetimet dhe po punon për të zbardhur ngjarjen, pasi Vreka ka mundur të japë një përshkrim të agresorëve.

Kohët e fundit edhe biznese të tjera në këtë zonë kanë pasur shqetësime për vjedhje.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)