DURRES-Policia Kufitare e Durrësit dhe Guardia di Finanza kanë gjetur në det një sasi prej 64.5 kilogramësh lëndë narkotike kanabis sativa.
 
Droga është gjetur përballë zonës së Kallmit, në një distancë rreth 5 milje nga bregu i detit.
 
Sipas policisë grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës, identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 
Lidhur me këtë sasi droge materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Trafikimi i lëndëve narkotike".

droga ne det, durres
droga ne det, durres
(Droga e kapur në det nga policia)
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com