Pas 9 ditësh në intubim 15-vjeçari i cili u plagos me thikë në zemër nga një 14-vjeçar në qytetin e Durrësit, ndërroi jetë një ditë më parë.

Banorët e zonës aty pranë shprehen të tronditur nga kjo ngjarje teksa theksojnë se fëmijët duhet të kontrollohen para se të shkojnë në shkollë.

Ndër të tjera qytetarja shprehet se ata janë fëmijë dhe nga inati e sipër kushedi çfarë bluajnë në mendje.

“Atë djalin e pata njohur. Na ka tronditur, djali 15-vjeç, por çfarë t’u bësh fëmijëve.  Prindërit nuk e dijnë se ç'bëjnë fëmijët në shkollë. Gabimi jonë është se në mëngjes kur del fëmija ne duhet t’i kontrollojnë ka thikë apo jo, edhe shkolla duhet t’i bëjnë një kontroll.

Këta janë fëmijë edhe zihen, nga inati e sipër kushedi çfarë nuk iu pret mendja. Ata ndoshta edhe i fshehin thikat, jashtë shkolle”, tha një banore e zonës, teksa shtoi se 'ky djali që është vrarë më ka rrahur nipin.

I mituri Erjon Boba u transportua dy ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza për ndihmë më të specializuar, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte. Më 27 nëntor Gjykata e Durrësit konfirmoi masën e arrestit me burg për autorin 14-vjeçar.


Lajmi kryesor:

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet nesër në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi: S’kishte konflikte, ndihmoi shokët