DURRËS- Një 19-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Durrës, pasi u kap duke lëvizur në rrugë me pistoletë.

Në pranga ka rënë R. G., 19 vjeç, banues në Fllakë.

Referuar burimeve zyrtare, i riu u arrestua në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Shënvlashit", ku gjatë kontrollit fizik iu gjet pistoleta.

"Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi R. G., 19 vjeç, banues në Fllakë.  Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Shënvlashit", shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale", njofton policia e Durrësit.