Dy persona janë mbytur në zona të ndryshme të bregdetit të Durrësit, pasditen e sotme.

Raportimi për të mbyturin e parë u dha për në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku bëhet e ditur se viktima është një 50-vjeçar nga Kosova.

Pak minuta më pas është raportuar për një tjerët person të mbytur, këtë herë në Hamallaj.

Mësohet se viktima e dytë është 54-vjeçari me inicialet K.H nga Kamza.

50-vjeçari nga Kosova u mbyt duke u larë te Shkëmbi i Kavajës,
  
Trupat e dy personave janë dërguar në morgun e spitalit e Durrësit ku do i nënshtrohen autopsisë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)