Tre punonjës të portit të Durrësit janë asfiksuar në ambjentet e punës, dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ngajrja ka ndodhur rreth orës 11.00 pranë hyrjes nr 4 të portit, ndërkohë që nuk ëhstë përcaktuar akoma shkaku nëse asfiksia ka ardhur për shkak të rrjedhjes së gazit apo lëndëve kimike.

Për ngjarjen në fjalë janë njoftuar policia e qytetit, reparti zjarrfikës, forca e sigurisë portuale dhe inspektorati I mjedisit.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të repartit zjarrfikës të portit, të cilët kanë inspektuar mjediset e brendshme të një firmë karburantesh, e cila prej vitesh nuk kryen aktivitet tregtar në lidhje me depozitim dhe shitje karburanti. Burime nga spitali kanë bërë të ditur se tre shtetasit e paraqitur ne spital me probleme të frymëmarrjes, kanë marrë mjekimin e duhur dhe nuk paraqesin rrezik për jetën.

Njoftimi i policisë:
Më datë 17.08.2017, rreth orës 10:50, pranë hyrjes Nr.4 të Portit, 3 punonjës të sigurisë nuk janë ndier mirë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet nëse ka patur rrjedhje gazi gjatë furnizimit të një karburanti, I cili ndodhet në afërsi të hyrjes Nr.4.

Punonjësit që nuk janë ndier mirë janë shtetasit me iniciale B.H. 53 vjeç, F.D. 20 vjeç dhe S.H. 37 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e ekspertëve po kontrollohet dhe verifikohet I gjithë territori përreth.

Aktualisht në vend ndodhen uniformat blu dhe ekspertë të fushës, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com