DURRËS-Një 39-vjeçar është vënë në hetim pasi ka tentyar që të kalojë nga Porti i Durrësit me euro dhe paund të padeklaruara.
Eridan Fejzaj ka qenë duke kaluar nga Porti i Durrësit me drejtim Italinë, por gjatë kontrollit ia janë gjetur 9670 euro dhe 3345 paund të padeklaruara, të cilat janë sekuestruar nga policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.