TIRANE- Një person rreth 40-vjeç është marrë peng mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30, në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar të Durrësit, në afërsi të dy kullave binjake. Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë me dije se katër persona të maskuar si policë, kanë marrë peng 40-vjeçarin Gazmend Çollaku, i cili rezulton si person me precedentë të mëparshëm penale, i dënuar më parë për “Armëmbajte pa leje”. Pengmarrja e tij ndodhi në një lokal në afërsi të Portit të Durrësit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë së Durrësit, të cilët nisën hetimet për të identifikuar autorët e pengmarrjes.
Rrëmbimi
Mësohet se Gazmend Çollaku ka qenë në shoqërinë e disa miqve të tij në një lokal në afërsi të Portit të Durrësit, kur është thirrur nga një person tjetër të veshur si punonjës policie. Por në këtë moment, pasi ka dalë në ambientet e jashtme të lokalit ku shoqërohej nga disa miq të tij është marrë peng nga “policët” e maskuar të cilët janë larguar me një makinë tip “Audi”, me targa gjermane.
Destinacioni i grabitësve ende nuk është bërë i ditur nga policia bregdetare. Ndërkaq, veshja e pengmarrësve me uniforma të policisë ka tërhequr vëmendjen e personave të pranishëm pranë lokalit, të cilët kanë menduar se bëhej fjalë për një arrestim të mundshëm të Çollakut. Sakaq policia po punon për identifikimin e pengmarrësve dhe zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes. Ndërsa burime nga policia bënë me dije se personi që është rrëmbyer është dënuar më parë për plagosje me dashje, si dhe dyshohet se bën pjesë në një organizatë të trafikut të drogës. Në këto dy pista policia po heton edhe për pengmarrjen e tij.
Dëshmitarët
Të shumtë kanë qenë dëshmitarët momentin kur 33-vjeçari është marrë peng nga katër personat e veshur si punonjës policie. Ata janë shprehur se pengmarrësit e kanë shoqëruar me dhunë deri te automjeti me të cilin udhëtonin Gazmend Çollakun. Personat e pranishëm në këtë moment janë shprehur se nuk kanë mundur të ndërhyjnë pasi kanë kujtuar se kanë qenë forcat e policisë për ta arrestuar 40-vjeçarin.

(Gazmend Çollaku)
Për këtë ngjarje ata kanë njoftuar Policinë e Durrësit, e cila ka nisur hetimet dhe njëkohësisht ka ngritur postblloqe të shumta në të gjitrhë qytetit, po ashtu, burimet bënë të ditur se janë kërkuar ndihma edhe nga forcat RENEA që të bëjnë të mundur në gjetjen e autorëve të pengmarrjes. Policia e Durrësit bën me dije se në polici janë shoqëruar të gjithë personat të cilët kanë qenë të pranishëm ne lokalin ku ndodhi pengmarrja për të zbuluar detaje mbi “katër policët”, si dhe janë shoqeruar edhe personat me të cilët 40-vjecari shoqerohej para se të merrej peng.

( Vendi ku u mor peng Gazmend Çollaku)
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
një 40-vjeçar pranë një lokali">