Zëvendësdrejtori i hekurudhës për transportin e mallrave Durrës- Shkodër, Artur Mahmutaj është arrestuar këtë të diel nga Policia e Durrësit nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Arrestimi i tij u krye gjatë një operacioni për kapjen e personave të shpallur në kërkim. 35-vjeçari Mahmutaj me banim në Durrës është vënë në pranga pasi mësohet se kishte përshtatur një magazinë në lagjen numër 15 e cila shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, me një teknologji të fundit.

Ndaj tij Gjykata e Durrësit kishte vendosur masën e sigurisë ”arrest me burg” në datë 22 shtator 2015. Nga kontrolli në magazinën në punim e sipër u gjetën 3 kg e llojit cannabis sativa.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)