Me maska farmaceutike në fytyrë, me dhjetëra banorë kanë protestuar sot para hyrjes kryesorë të portit të Durrësit. Ata kanë protestuar duke i kërkuar Autoriteteve Portale të Durrësit që të largojnë sasinë e Piritit e cila është depozituar në Kalatat e Portit

“Sa herë që fryn erë një shtëllungë e zezë tymi ngrihet në portin e Durrësit  dhe mbush me pluhur ballkonet dhe fasadat e banesave që gjenden pranë portit”- janë shprehur banorët.

Banorët thonë se kanë disa muaj që e kanë ngritur këtë shqetësim, pasi tymi që shkakton masa e mineralit të piritit  po ia vështirëson  jetesën por deri tani nuk është marrë asnjë masë.

"Shëndeti në radhë të parë. Nuk mund ti shmangemi kësaj neglizhence dhe një element tjetër është e paimagjinueshme që lënfë të cilat mund të përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve të mund të lihen në ambient të hapur ku agjentë të ndryshëm atmosferik mund të përhapen, mund të krijojnë rrezik për shëndetin e qytetarëve ndaj duhet të meren masa."-thonë banorët pë Report TV

Protestës së tyre i është bashkuar edhe ambjentalisti Sazan Guri i cili ka demonstruar se çfarë dëmesh shëndetësore mund të shkaktojë ky mineral

"Këtu kemi të bëjmë me një mineral i cili po të hapet të gjithë ne rrezikohemi nga shëndeti në çast. Pa lërë që ti të jesh i ekspozuar, me orë, me ditë, me javë, me muaj ku ky autoritet portual nuk është në gjendje të menaxhojë, ta transportojë po e lë atë në rifuxho të hapur."-tha Guri 

Ka disa muaj që biznesmenë kosovarë kanë porositur në tregjet e huaja sasira të konsiderueshme minerali piriti i cili shkarkohet në portin detar të Durrësit e më pas me kamionë merre udhët për në Kosovë.

Piriti bën pjesë në familjen e qymyreve. Ai përdoret si lëndë djegëse në industri apo nëpër TECE. Piriti është në formën e kokrrizave të imta dhe ndikon negativisht në shëndetin e njerëzve.

Redaksia online
(s.m./shqiptarja.com)