DURRES- Një banesë e vjetër 2 katëshe në lagjen numër 1 të qytetit të Durrësit është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga flakët e zjarrit.
Për pasojë ka gjetur vdekjen 70 vjeçari ,Gjeno Kume, i cili jetonte i vetëm në banesë dhe nuk ka mundur të dalë në kohë pas rënies së zjarrit.
Sipas burimeve, mësohet se shkak i zjarrit ka qenë shpërthimi i një bombole gazi.
Sapo kanë marrë lajmin, drejt vendit të ngjarjes janë nisur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilët arritën të neutralizojnë flakët e dala jashtë kontrollit.
Efektivët e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Mësohet se viktima jetonte vetëm prej një viti e gjysëm në një banesë që ishte braktisur pasi sipas komshinjve i moshuari ishte nxjerrë me vendim gjykate nga shtëpia e tij, e cila i ishte kthyer ish pronarëve.
Komshinjtë pohojnë së pasi çifti Kume humbi shtëpinë ku kishte jetuar familja e tij për gjysëm shekulli, bashkëshortja e 70 vjecarit jetonte tek një nga vajzat e martuara, ndërsa Gjeno Kume jetonte i vetëm në banesën e re në kushte shumë të vështira.
Ndërkohë pak me herët flakët e zjarrit përfshinë edhe një prej zyrave të shërbimit të klientit të Oshee-së në qytetin bregdetar ku shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO