Durrës, çahet pallati 6-katësh, banorët: I bukur nga jashtë, por copë brenda! Pronari uli kokën dhe iku

Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra ishte në zonën e Ish-Frigoriferit në Durrës ku banorët e dy pallateve ankohen se po flenë jashtë dhe në makina, pasi pallati është dëmtuar dhe askush nuk ka shkuar t'u thotë se cfarë do të bëhet.

"Kemi fjetur në makinat tona, pallati është në gjendje të mjerueshme, duket i bukur nga jashtë, por nga brenda është copë, të pabanueshme. Nuk kemi marrë asnjë ndihmë. 15 sekondat e para kanë qenë shkundje e fuqishme në 15 sekondat e dyta nuk dimë edhe vetë si dolëm" tha njëri nga banorët.

Ndërsa një tjetër tregoi edhe reagimin e ndërtuesit kur i tregoi dëmet. "Kemi shumë frikë, ikim marrim ndonjë rrobë, por kemi frikë, kemi kërkuar, por askush nuk ka ardhur. Dje erdhi pronari i pallatit 'Rista' i firmës 'Toçak' tregova fotot, uli kokën dhe iku nuk tha asgjë.

Filloi dhe ftohti nuk dimë kur të shkojmë. Nuk na është dhënë asnjë ndihë. Mezi nxora nënë në ato momente që ra, Zoti na ndihmoi. Pronari erdhi pa nga jashtë edhe iku, mua nuk më ka thënë asnjë llaf se kam edhe hall se mos më vjedhin, kanë filluar vjedhjet, jemi edhe në punë, kjo është pasuria jonë, një shtëpi që iku" tha banori për Report Tv.

Ndërkohë që një grua tha për Report Tv se nga tërmeti i parë në 21 shtator kishte pësuar dëme, por  inspektorët i kishin thënë "Ky pallat ka 13 vite që është ndërtuar, erdhën të bashkisë thanë se dëmi juaj është 20 mijë lekë të vjetra dhe bëjeni vetë sa të shkruani emrin andej dhe këtej". Dy pallatet kanë pësuar çarje të bordurave, lëvizje dhe çarje të mureve.


Lajmi kryesor:

DËMET/ Shembet me tritol pallati 6 katësh në Durrës, pronari kishte plan të shtonte katet mbi të njëjtat themele


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës