Durrës, "Ekspresi" kap 570 kg kafe 
kontradandë, një i arrestuar /VIDEO

Policia e Durrësit ka sekuestruar këtë të enjte gjatë operacionit të koduar “Ekspresi” 570 kg kafe, ndërsa në pranga ka rënë një person. Pas një hetimi një mujor me metoda speciale sektori Ekonomik dhe Financiar arrestoi Fatmir Manen, 60 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë 60-vjeçari u arrestua pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij në Shkozet iu gjetën 9 thasë lini të mbushura me kafe kokërr të papjekur dhe e pabluar me një sasi rreth 547 kg; një thes lini kafe kokërr e pjekur e pabluar me një sasi rreth 20 kg;  tre qese ngjyrë blu të mbushura me kafe kokërr e pjekur; një kuti kartoni e mbushur me qese paketimi ngjyrë blu me mbishkrimin Aroma Caffe; një mulli bloje kafe dhe një paisje për pjekje kafeje.

kafe

I arrestuari do të hetohet për veprat penale  “Fshehja e të ardhurave”, ”Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë’dhe ”Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit” .

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

 
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë