DURRES - Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emirjana Sako bëri sot betimin para këshilltarëve bashkiakë për të nisur zyrtarisht mandatin e dytë të drejtimin e bashkisë së Durrësit për një tjetër mandat 4 vjeçar.
Ndërkohë pas 4 vitesh, opozita rikthehet të bëhet pjesë e parlamentit të qytetit me 13 anëtarë të dalë nga koalicioni “Bashkë fitojmë” dhe 5 anëtarë nga PD.
Pjesa e mbetur e mandateve u shkon partive të vogla, respektivisht 3 mandate për Partinë Agrare Ambientaliste, 1 mandat Partia Socialdemokrate dhe 1 mandat për Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Ani Dyrmishi është rizgjedhur në krye të Këshillit Bashkiak Durrës.
Në total kanë votuar të 49 anëtarët që ishin të pranishëm dhe 40 vota kanë shkuar për Dyrmishin, ndërsa 9 të tjera ishin të pavlefshme.
Për Dyrmishin kanë votuar edhe anëtarë të opozitës, pasi 18 prej tyre janë nga radhët opozitare (13 nga Bashkë Fitojmë dhe 5 nga PD). Dyrmishi ka mbajtur detyrën e kreut të Këshillit Bashkiak edhe në mandatin e fundit.
Surprizë ishte bashkimi i votave të PS me Partinë Demokratike për zgjedhjen e një prej nënkryetarëve të Këshillit bashkiak Durrës që do të përfaqësonin opozitën, duke i dhënë kështu këtë post Edlira Devollit.
Ndërkohë nënkryetare tjetër e Këshillit është zgjedhur Alneida Rroshi nga radhët e PS-së.
Në garë për zëvendëskryetar ishin 5 kandidatët: Nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Ardian Muka i cili mori 7 vota dhe Edlira Shemsi e cila mori 9 vota.
Nga Partia Demokratike Edlira Devolli mori 32 vota
Nga Partia Socialiste Alneida Rroshi mori 35 vota dhe Silvana Agasi 2 vota
Në përfundim të mbledhjes u zgjodhën dhe anëtarët e Këshillit të Qarkut, nga të cilët koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk pranoi të propozonte asnjë emër duke u tërhequr nga procesi.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor, 16:36
-
Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, arestohen dy përgjegjisit tek 'Pespa Alumin' (EMRAT)
26 Nëntor, 12:10
-
GJKKO dënon me 2 vite dhe 8 muaj burg Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit mungoi në seancë! Pezullohet dënimi për 3 të tjerët (VENDIMI)
25 Nëntor, 16:44
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Durrës/ U dëmtua nga një makineri gjatë punës, ndërron jetë 50 vjeçari (EMRI)
25 Nëntor, 14:11
-
Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari
25 Nëntor, 11:34
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Durrës/ Plagosje me thikë në lagjen nr.4! Kapen dy vëllezërit, 32 vjeçari dërgohet në spital (EMRAT)
23 Nëntor, 20:19
-
Artisti nga Kosova, Eshref Qahili vjen në Durrës me ekspozitën e veçantë ‘Arti bashkëkohor kosovar në kohën e inteligjencës artificiale’
23 Nëntor, 16:54
-
Moti i keq, rrethi i Krujës pa drita! 6000 banorë mbeten në terr
22 Nëntor, 18:38
-
Moti i keq/ Anulohet për mbrëmjen e sotme lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas
22 Nëntor, 13:40
-
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
22 Nëntor, 13:13