Një 6-vjeçar ka humbur kontaktet me familjen e tij në plazhin e Durrësit mesditën e kësaj të shtune, ndërsa është gjetur nga policia.

Mateo Piperi me banim në Tiranë ka qenë bashkë me prindërit e tij, kur është shkëputur prej tyre dhe nuk i ka gjetur më.

I mituri që shihni në foton e mëposhtme, është gjetur në lagjen Nr.13, në Plepa, kur aty pranë ka kaluar një partullë e policisë së Plazhit.
mateo
(6-vjeçari Mateo Piperi i gjetur nga policia sot në Durrës)

Policia bën të ditur se 6-vjeçari ndodhet në Stacionin e Stacionit të Policisë Plazh në gjendje të mirë shëndetësore.

Blutë bëjnë edhe përshkrimin fizik të Mateo Piperit i cili është rreth 1 m i gjatë, me tipare të zeza, flokë të prera shkurt ngjyrë të zezë dhe një palë pantallona të shkurtra ngjyrë blu.

Pas apelit në media nga Policia e Durrësit, familjarët e 6-vjeçarit Mateo Piperi u paraqitën në Stacionin e Policisë në Plazh dhe morën të miturin. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com