Durrës, fugonët pa licencë, Shoqata
e Autobuzëve: Po falimentojmë

Durrës, fugonët pa licencë, Shoqata<br />e Autobuzëve: Po falimentojmë
Lejimi i qarkullimit të fugonëve pa licencë në Durrës ka shkaktuar reagimin e drejtuesve të autobusëve, të cilët ndihen të dëmtuar nga kjo konkurrencë e padrejtë.

Zef Nikolli, administrator i shoqërisë së autobusave DR-TR shprehet për Report TV se kjo është në kundërshtim të plotë me ligjin.

Ne na shqetëson vetëm konkurrenca e pandershme. Fugonat apo miniautobuzat e quajtur që punojnë pa asnjë lloj dokumenti, pa licencë, dhe atyre i’ua nxjerrin dy kompani në Durrës e Tiranë, mund të them se të gjithë janë në kundravajtje. Policia nuk merret me të, ne si shoqatë kërkojmë që të zbatohet ligji për transportin e udhëtarëve” tha ai.

Përfaqësuesi i terminalit të autobusave në qytetin e Durrësit i ka kërkuar autoriteteve përkatëse të marrin masa për të ndaluar konkurrencën e pandershme që po vijon prej kohësh.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë