Durrës/ Gjendet i vdekur në banesë 65-vjeçari, dyshohet se kishte 2 javë që kishte ndërruar jetë

Durrës/ Gjendet i vdekur në banesë 65-vjeçari, dyshohet se kishte 2 javë që kishte ndërruar jetë

Foto ilustruese

Një 65-vjeçae është gjetur i vdekur në banesën ku jetonte në Durrës, në lagjen nr 9. Familjarët e të moshuarit kanë sinjalizuar policinë pasi kishin humbur kontaktet me të afërmin e tyre. Dyshohet se 65-vjeçari me iniciale A.G, kishte ndërruar jetë rreth dy javë më parë.

Policia ka shkuar në pallatin ku jetonte i moshuari dhe kanë njoftuar zjarrfikësen. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

‘Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 9, Durrës, është gjetur në banesën ku jetonte vetëm, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. G., rreth 65 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset