TIRANE, 22 Nentor/ATSH/-Gjykata e Durrësit ka shpallur fajtor dhe dënuar me burgim 5 ish-zyrtarë të komunës Rrashbull, të akuzuar për "shpërdorim detyre" në dhënien e lejeve të ndërtimit në zonën e ndaluar të plazhit të Shkëmbit të Kavajës.
Sipas deklaratës për shtyp të propkurorisës, gjykimi ndaj këtyre të pandehurve u zhvillua me procedurë të shkurtuar, ndërkohë që vijon procesi gjyqësor me procedurë normale për kryetarin e komunës, Hysen Gashi.
Në përfundim të procesit hetimor, prokuroria kërkoi shpalljen e tyre fajtor. Gjykata, pasi dëgjoi palët, vendosi të shpalli fajtor dhe të dënojë zyrtarët e komunës, si:
Viktor Ndreka 12 muaj burgim dhe 2 vjet heqje të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike
Vasil Gjoni 10 muaj burgim dhe 2 vjet heqje të drejte së ushtrimit të funksioneve publike
Sabri Troci, 8 muaj burgim dhe 2 vjet heqje të drejte së ushtrimit të funksioneve
Erifili Theohari, 16 muaj burgim. Urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për një periudhë prej 2 vjetësh
Fatjon Aliaj 10 muaj burgim- urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për një periudhë prej 2 vjetësh
Nevjana Isufi, pafajësi
Vijon gjykimi me procedurë normale për kryetarin e komunës Rrashbull, Hysen Gashi
Të gjithë këta shtetas, në cilësinë e anëtarëve të Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT), komuna Rrashbull, kanë dhënë leje ndërtimi në brezin e rërës, një zonë në të cilët është e ndaluar absolutisht të jepen leje dhe të kryhen ndërtime./a.g/











