Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale lidhur me aktet e dhunës dhe vandalizmit të regjistruara gjatë protestave në kryeqytet, duke bërë një ndarje të qartë mes të drejtës demokratike për të protestuar dhe akteve të paligjshme.
Në qëndrimin e saj, Koçiu nënvizoi kategorizimin e personave që përfshihen në dëmtime të pronës apo përplasje me uniformat e plota, duke kërkuar që gjerat të thuhen hapur. Sipas saj, “kush shkatërron bizneset, sulmon Policinë e Shtetit dhe i vë zjarrin kryeqytetit, nuk është protestues, është dhunues.”
“T’i themi gjërat hapur dhe me emrin që kanë. Kush shkatërron bizneset, sulmon Policinë e Shtetit dhe i vë zjarrin kryeqytetit, nuk është protestues. Është dhunues. Protesta paqësore është një e drejtë demokratike që duhet respektuar dhe mbrojtur. Dhuna dhe vandalizmi, jo! Tirana është kryeqyteti europian i të gjithë shqiptarëve dhe nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës, shkatërrimit dhe kaosit”, shkroi Koçiu.
Lajmi kryesor:
'Protesta është e drejtë, dhuna jo', Demo fton protestuesit në dialog! Balla kërkon hetim për të maskuarit në PD: Do fshihen serverat si më 21 Janar! Gogu e Ibrahimaj: Tirana nuk meriton kaos









