“Grepi i Artë” është komedia satirike, që u ngjit në skenën e Teatrit ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës duke bërë për vete artdashësit e qytetit.
Më humor fin e situata komike, nën regjinë e Herion Mustafarajt shfaqja erdhi e interpretuar nga trupa e aktorëve, të mirënjohur mes tyre Marjana Kondi dhe Natasha Sela, ndërsa në qendër të komedisë satirizohen fenomene të realitetit të përditshëm të shoqërisë.
“Publiku i Durrësit është një publik i mirë. Sa i përket titullit ndihem e vlerësuar, dhe momenti i vështirë dhe momenti më i keq lë të themi është që ringjitesha në skenë dhe kam fituar këtë titull si ‘Mjeshtre e Madhe’. Për sa i përket shfaqjes është një shfaqje vërtet shumë e mirë dhe është fat për ne”, tha Kondi.
Problematikat e përditshmërisë ndërthurur me grotesken teatrale, janë ato që përcjellin mesazhin kryesor të komedisë “Nuk ka rëndësi kush je e nga vjen, në një moment të jetës njeriu kërkon dashurinë për ta patur pranë tjetrin”
Komedia “Grepi i Artë” do të shfaqet për publikun në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës edhe për dy ditë me radhë në datat 18 dhe 19 dhjetor.