DURRËS- Nxënësja e klasës së 9-të e një shkolle private në Durrës i ka dhënë fund jetës mbrëmjes së sotme duke u hedhur nga shesh pushimi i katit të tetë të një pallati, ku banonte një shoqe e saj. Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar.
Paraditen e sotme mësohet se 15-vjeçarja kishte pasur një debat me mësuesen kujdestare e cila e kishte parë të shoqërohej me një bashkëmoshatar dhe e kishte kërcënuar se do i tregonte edhe prindërve të saj.
Adoleshentja me inicialet G.SH duhet të ketë pasur një lidhje dashurie me djalin dhe pas debatit në shkollë ka shkuar në banesën e shoqes së saj të klasës.
Mbrëmjen e djeshme kur ka dalë nga apartamenti i shoqes i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga sheshpushimi i katit të tetë të pallatit.
Trupi i pajetë i adoleshentes është dërguar në morgun e spitalit të qytetit, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nga grupi hetimor mësohet se pista kryesore e hetimit është ajo e vetëvrasjes në kushtet e tronditjes psikologjike.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com