Durrës/ Humbi kontaktet me familjen para 2 ditësh, gjendet i mbytur në det 20- vjeçari

Durrës/ Humbi kontaktet me familjen para 2 ditësh, gjendet i mbytur në det 20- vjeçari

Një 20-vjeçar është gjendur pa shenja jete në det rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria ditën e djeshme.

Dyshohet se i riu banues në Cërrik, Elbasan është mbytur aksidentalisht pasi nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas informacioneve policore, i riu kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria, është gjetur i pa jetë në det, dyshohet i mbytur aksidentalisht, shtetasi A. R., 20 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. 20 vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore