Humbjet e mëdha të ujit në rrjet kanë ngritur në këmbë Ujësjellësin e Durrësit. Ata kanë nisur punën për verifikimin e të gjitha depozitave të qytetarëve që kanë probleme me rrjedhjen e ujit.
Në një kohë që sapo ka filluar sezoni turistik, Ujësjellësi ka menduar që të menaxhojë me eficencë të gjithë sasinë e ujit që mbërrin nga stacioni i pompave në Fushë Kuqe. Një grup pune i ujësjellësit verifikon depozitat në tarracat e shtëpive dhe pallateve, ato që kanë probleme me galixhanët apo dëmtime të tubave.
Në rastet kur këto defekte mund të riparohen nga grupi i punës, ato realizohen menjëherë, në rast të kundërt banorët njoftohen me shkrim se duhet të riparojnë defektin që kanë brenda 2-3 ditësh. Inxhinieri i ujësjellësit Gerald Dautaj shprehet se në lagjen ku ndodhemi momentalisht ka shumë humbje të ujit në rrjet, ne po punojmë që të parandalojmë humbje të tilla që vijnë nga depozita të dëmtuara që nuk kanë galixhanë apo probleme të tjera.
"Ka kohë që është kthyer në një shqetësim si për ndërmarrjen e Ujësjellësit dhe për qytetarët rrjedhja e depozitave nëpër pallate.
Ne kemi marrë disa herë fushata sensibilizuese duke kërkuar nga qytetarët marrjen e masave për riparimin e rrjeteve të depozitave dhe aty ku kemi vënë re që ka pasur neglizhencë nga ana e qytetarëve me dëshirë apo edhe pa dëshirën e tyre sepse në shumë raste ka ndodhur që mund të jenë edhe emigrantë, ne kemi caktuar një grup nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve që kanë bërë lokalizimin e të gjitha rrjeteve nëpër pallate.
Aty ku nuk kemi parë asnjë reagim nga qytetarët është vetë kjo ndërmarrje që merr masat e duhura për eliminimin e rrjedhjeve.
Fillimisht ne vendosim një lajmërim në hyrje të objekteve ku u bëjmë me dije qytetarëve që do të ndërhyjmë brenda 2 ditëve dhe në rast se nuk janë marrë masat e duhura atëherë vetë punëtorët vijnë dhe ku është e mundur bëjnë ndërhyrje dhe ku nuk është e mundur bëjnë prerjen e furnizimit me ujë të depozitave", tha ai.
Humbje të tilla të ujit bëjnë që shumë banorë në zonat periferike të Durrësit të privohen nga furnizimi me ujë të pijshëm. Nga ana tjetër duke qenë se gjatë sezonit turistik rritet ndjeshëm kërkesa për ujë, ndërmarrja e ujësjellësit synon që me këtë masë të menaxhojë në maksimum sasinë ditore të ujit që mbërrin nga burimi i Fushë Kuqes në një distancë prej 45 kilometrash larg.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO