Një 45 vjecar i dënuar nga drejtësia italiane me 20 vite burgim per trafikim lendesh narkotike është arrestuar nga policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpol me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit fqinj.

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se në pranga ka rënë Alket Hatija banues në qytetin bregdetar.
 
 Hatija është dënuar nga drejtësia italiane për veprën penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim’.
 
‘Gjykata e Apelit/ Itali me Vendimin Nr. 4526, datë 30.09.2015 ka caktuar masën e dënimit me 20 vjet burgim, më ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale" Trafikimi I lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim" parashikuar në nenet art.110, art.73, 73/6 , 80/ 2 të Kodit Penal Italian dhe Dekretit Nr. DPR 309/90’ thuhet në njoftimin për mediat.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com