DURRES - Sot në mëngjes në kalatat e portit detar te Durresit pas një mungese 5-vjeçare u ankorua trageti "Aurelia" i shoqërise detare "Tirrenia". Ishte kompania e lundrimit "Adria Ferries" ajo që e rriti flotën e saj me këtë traget që është edhe me i madhi që operon në linjat që lidhin Durrësin me portet italiane.
Një vendim i tillë i kompanisë "Adria Ferries" erdhi pikërisht në momentin kur sezoni turistik njeh rritjen e udhëtarëve dhe të automjeteve në linjat detare Durrës-Bari, Durrës-Ankona dhe Durrës-Trieste.
Trageti "Aurelia" ka një kapacitet për 2400 pasagjerë dhe 620 automjete. Ai plotëson të gjitha standardet bashkëkohore të lundrimit.
"Shërbimi i shkëlqyer ishte kushte komode mjaft të mira si asnjëherë tjetër", shprehen pasagjerët.
"Ky traget ishte shumë mirë me kushtet , të shkëlqyera", thotë një tjetër pasagjer.
Ndërkohë drejtori i Agjencise “Adria Ferries" në Durrës, Leonard Reso, shprehet se linjat që lidhin Durrësin me portet italiane janë të kompletuara dhe ofrojnë shërbim cilësor.
"Kompania jonë Adria Ferris që operon në linjat Durrës - Bari, Durrës - Ancona dhe Durrës - Trieste për t'i ofruar një shërbim sa më të mirë pasagjerëve shqiptar që vijnë nga Italia dhe anasjelltas nga Shqipëria në Itali vendosi të bashkëpunojë me kompaninë Terrenia për 'ti ofruar një traget me cilësi dhe me komfort me standartet europiane . Prandaj edhe sot në Durrës është prezantuar kompania "Tirrenia" me tragetin "Aurelia", shprehet ai.
Në kapitenarinë portit të Durrësit thonë se këtë fundjavë numri i udhëtarëve që do të zbarkojnë në kalatat e këtij porti pritet të rritet në mënyrë të ndjeshme, gjë që shënon edhe fillimin e pikut për këtë sezon veror, i cili kulmon në fund të muajit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO