Fushë-Krujë -Policia ka sekuestruar 148 kg kanabis në Borizanë gjatë kontrollit në një banesë. Lënda narkotike u gjet dhe sekuestrua më datë 09.01.2018 gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Shpëtim Kolës.

36-vjeçari është prangosur pas sekuestrimit të drogës, ndërsa vijon operacioni për vendosjen para drejtësisë të personave të tjerë që janë të përfshirë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

d.b/shqiptarja.com