Merrnin para për vendparkimin publik, 2 të arrestuar në Durrës! Në pranga dhe një 45 vjeçar për plagosje

Merrnin para për vendparkimin publik, 2 të arrestuar në Durrës! Në pranga dhe një 45 vjeçar për plagosje

Policia e Durrësit ka arrestuar 2 persona ditën e sotme, pasi akuzohen se iu merrnin para qytetarëve në vendparkimin që ishte përcaktuar nga bashkia pa pagesë.

Sipas policisë, në pranga janë vënë Ali Muço, 32 vjeç dhe Mariglen Gruda, 34 vjeç, të dy banues në Durrës.

Policia thotë se hapësira ishte përcaktuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë.

Ndërkohë një 45 vjeçar, Romarjo Lama u arrestua pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. P., 64 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës i dyshuar i përdorur për plagosjen u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

S.B/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë