Durrës, ja si bëhet trajtimi i
hidrokarbureve të anijeve /FOTO

Durrës, ja si bëhet trajtimi i<br />hidrokarbureve të anijeve /FOTO
Ngjarja e 3 ditëve të shkuara, kur një pjesë e mirë e plazhit të Durrësit u ndot nga mbeturinat e hidrokarbureve të një anije deri tani fantazëm, ka ngritur edhe shqetësimin nëse ekzistojnë struktura për trajtimin e mbetjeve të lëngëta të anijeve që vizitojnë portin e Durrësit? Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe mbeturinat e vajrave që përftohen nga lëvizja e anijeve nga njëri port në tjetrin.

durres hidrokarburet

Shqiptarja.com ka bërë një vëzhgim në portin detar të Durrësit ku ushtron aktivitetin e saj prej më shumë se 20 vjetësh firma "Pastrimi Detar" e cila merret me pastrimin e akuariumit të portit detar, me trajtimin e mbetjeve të lëngëta si dhe me larjen e teshave të hotelerisë së trageteve.

Për të kryer këto procese firma nga ngritur infrastrukturën e saj në det dhe në tokë. Kjo konsiston në krijimin e një flotilje detare me anije cisternë për grumbullimin e mbetjeve të lëngëta, në pajisjen me autobote po për të njëjtin problem si dhe ka ngritur në Porto-Romano një impiant për përpunimin e mbetjeve të lëngta.

durres hidrokarburet
 
Këtë të martë firma trajtoi 5 ton mbetje të lëngshme të cilën e shkarkoi një anije tregtare 20 mijë tonëshe.

durres hidrokarburet

Bëhet e ditur se të gjitha operacionet e pastrimit të anijeve nga këto mbeturina kryhen me dokumenta doganore pasi mbetjet e hidrokarbureve pasi trajtohen kthehen në lëndë të parë për prodhimin e vajrave të makinave dhe që janë mjaft të kërkuara në industrinë e prodhimit të vajrave industriale.

Agron Bregasi, përfaqësues i firmës "Pastrimi Detar" rrëfen të gjithë procedurën që kryhet për pastrimin e anijeve nga mbeturinat e hidrokarbureve, e cila nuk mund të realizohet pa plotësuar dokumentat doganore. Vetëm më pas këto mbeturina transportohen me autobote në Porto-Romano ku gjendet impianti i përpunimit të tyre.

durres hidrokarburet

“Në të gjitha rastet kur do të shkakrojë një anije pasi paraqit kërkesën agjensia përkatëse shkon protokollohet të nesërmen në sekretarinë e drejtorit. Më andej merret formulari i kapitenerisë për të cilën ka deklaruar sasinë që do shkarkoj dhe pasi bëhen këto dokumenta nëqoftëse  është për nga deti shkojmë me anije, nëqoftëse  është për nga toka shkojmë më autobot.  Gjithmonë me anijet bosh dhe autobotet bosh. Pasi kryhet procedura e marrjes së tubit vendoset në flanxhe fillon shkarkimi dhe mbasi mbaron lëvis automjeti. Nëse është me autobot peshohet në doganë. Merren mostrat nga doganieri përkatës i sektorit të akcizës dhe shkohet në degën e doganës në Durrës. Mandej autoboti shkon në pikën e pastrimit detar, aty ndiqet procedura e shkarkimit,” shpjegon Bregasi.
 
Pasi lënë portin detar, autobotet i drejtohen Porto-Romanos. Atje, këto mbeturina i nënshtrohen një përpunimi të thellë i cili përfshin trajtimin e ujrave dhe atë të hidrokarbureve. Ky proces zgjat disa ditë dhe në fund përftohet një substancë e cila është lëndë e parë për fabrikat e vajrave. Kjo lëndë shitet duke ju nënshtruar përsëri akcizës dhe lejohet të dalë nga impianti vetëm me bekimin e doganës.

Mehmet Haxhiraj, inxhinier kimist në impiant sqaron të gjithë procesin kimik që kryhet ne këtë impiant.

“Ne mbasi i ndamë ujrat, mbaruam me ujrat, na ngelën hidrokarburet. Kemi impiantin e përpunimit të hidrokarbureve i cili është modern që bën përpunimin e këtyre vajrave. Aty kalon nëpër një proces teknologjik me solucionedhe mbasi kalon në temperaturat e caktuara aty fillon ndarja. Ne i heqim ujrat dhe ngelen vajrat. Vaji i përpunuar mbasi e grumbullojmë, nëpër depozita e çojmë atje ku bëhet ripunimi. Përdoret si lëndë e parë, për riciklimin e vajrave tjera,” thotë  inxhinieri Haxhiraj.

durres hidrokarburet
 
Por drejtuesit e impiantit ngritën edhe një shqetësim që ka të bëjë me një situatë të pazakontë me të cilin po përballen punonjësit e këtij impianti. Ata sqarojnë se impianti i ka të gjitha depozitat plot me lëndë të parë për prodhimin e vajrave për shkak se Drejtoresha e Doganave gjendet në Amerikë dhe nuk ka se kush ta firmosë urdhrin e evakuimit të kësaj sasie. Një situatë e tillë po bëhet pengesë për funksionimin normal të këtij procesi.

durres hidrokarburet

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve