Durrës, kapen 40 kg kanabis
në makinën me fund të dyfishtë
Arrestohet në Portin e Durrësit Fisnik Hoxha, që po transportonte me makinën e tij me fund të dyfishtë, 40 kg kanabis drejt Italisë. Në të gdhirë, është ndaluar në Kakavijë edhe autobusi i linjës Vlorë - Athinë me 12 kg kanabis.
DURRES - Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit, një qytetar që po transportonte me makinën e tij drejt Italisë, 40 kg kanabis. Fisnik Hoxha ngiste makinën "Fiat" me targa "AA 100 FT", së cilës i kishte ndërtuar një fund të dyfishtë për të fshehur lëndën narkotike.
Por, gjatë kontrollit në doganë, marihuana e fshehur u zbulua dhe autori u arrestua në flagrancë.
Gjatë ditëve të fundit, policia shqiptare dhe ajo italiane kanë zbuluar sasira të konsiderueshme droge që qytetarë vendas por edhe të huaj kanë tentuar të kalojnë për në Itali dhe Greqi.
GJIROKASTER - Një sasi tjetër droge është sekuestruar mesnatën e sotme, duke gdhirë e shtuna, nga Policia Kufitare të Kakavijes gjatë kontrollit të autobuzit me targa AA 017 CE të linjës Vlorë - Athinë të shoqërisë "Euro Lines".
Mbi gomën e parë në krahun e pasagjerit, në një dhomë të fshehtë të krijuar enkas për të fshehur lëndë narkotike, u zbulua një thes plasmasi mbushur me lëndë narkotike, marihuanë, ndarë në 10 pako me peshë 1.2 kilogramë secila gjithësej 12 kilogramë.
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër , dy drejtuesit e autobuzit, fatorinon dhe pronarin e firmës për veprime të mëtejshme.
Në përfundim të veprimeve të para profesionale dhe hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, pronari i automjetit dhe fatorinua janë lënë të lirë.
Ndërsa dy drejtuesit e autobuzit janë arrestuar në flagrancë dhe konkretisht: Sotiraq Sholla, i datëlindjes 1960 , banues në Vlorë. Arian Balloma, i datëlindjes 1970, banues në Gjirokastër.
Lënda narkotike dhe autobuzi janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Pasagjerët e autobuzit kanë vijuar lëvizjen për në Athinë , me një autobuz tjetër të kësaj linje.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?
-
Mjekëve
38.1%
-
Ministrisë
59.2%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 1891
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë
4 Korrik, 16:10
-
Ndërtimi i resortit në Sazan, Ivanka Trump tregon detaje: Ndërthurje mes modernes dhe natyrës
4 Korrik, 16:08
-
Prokuroria kërkon burg përjetë për vrasësin e adoleshentit Maringlen Gjonaj, avokati: Nuk janë hetuar bashkëpunëtorët e krimit
4 Korrik, 16:08
-
Tiranë/ Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Apeli lë në fuqi dënimin për Fredi Rrushin
4 Korrik, 15:58
-
Takimi në Kazakistan/ Turqia aspiron të anëtarësohet në organizatën BRICS të krijuar nga Rusia dhe Kina
4 Korrik, 15:50
-
Britani/ 65 milionë njerëz votojnë sot në zgjedhjet parlamentare! Sondazhet nxjerrin fitues laburistët
4 Korrik, 15:49
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Hezbollahu hedh mbi 200 raketa në Izrael
4 Korrik, 15:38
-
Abuzuan me fondet e Frontex/ Prokuroria e Korçës: 17 policët në Korçë e dy financiaret përfituan 574 mijë euro
4 Korrik, 15:35
-
Punonjës social në banesë për të moshuarit e shtresat në nevojë
4 Korrik, 15:34
-
Arrestimi i Beqajt/ Ilir Meta: U bë 'kokë turku'! Sa më shumë arrestohen ministra aq më shumë shtohet korrupsioni
4 Korrik, 15:31
-
Bie prodhimi, KESH blen 12.5 mln € energji elektrike
4 Korrik, 15:29
-
Përmet/ Banorët e Piskovës kërkojnë zhvendosjen e vendgrumbullimit: Hiqni plehrat! Në protestë dhe Tritan Shehu: Padi për Kumbaron
4 Korrik, 15:17