TIRANE - Një 23-vjecar është arrestuar këtë të dielë, i dyshuar për grabitjen e 5 milionë lekëve ar nga një argjendari në Tiranë, e cila nuk ishte hera e parë që binte pre e grabitësve. 

Andrea Bregasi është arrestuar në qytetin bergdetar të Durrësit dhe është sjellë në ambjentet e drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, ku pritet që gjatë së Hënës të dalë në Gjykatë për marrjen e masës së sigurisë. 

Grabitja ndodhi tre dite me pare ne zonen e Selvise ne Tirane, ndersa policia po punon për të identifikuar dhe autorin e dytë.

Të dy autorët, e maskuar me skafandra dhe me një motor tip Dukati ngjyrë të kuq, arritën të grabisin 1.5 kg ar nga argjendaria, ndërsa për të shitur brenda në argjendari ndodhej pronarja Olta Sinanaj. Ajo mbeti e plagosur, pasi një nga autorët e dyshuar e qëlloi me tytën e pistoletës në kokë.
 
Kjo nuk është hera e parë që kjo argjendari bie pre e grabitjeve, Më e fundit është ajo në vitin 2013. Në një ngjarje edhe më të rëndë, në 2011, Olta humbi babain e saj, Rrapo Sinanaj, po në tentativë grabitjeje në argjendarinë e vendosur në kryqëzimin mes rrugës "Siri Kodra" e "Ferid Xhajko".  Për ngjarjen policia asokohe arrestoi një të ri nga kosova student i mjekësisë në kryeqytet, por pas dy muajsh e la të lirë për mungesë provash duke zbuluar më pas si autor Viktor Gushin një vjedhës serial të bankave në kryeqytet

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)