DURRËS - Një 21-vjeçar banues në Durrës u arrestua në flagrancë pasi policia zbuloi në banesën e tij armë dhe municione luftarake. Muhamed Bibi u arrestua pas hetimeve 2 mujore. Policia thotë se Biba merrej edhe me shitjen e lëndëve narkotike kanabis dhe heroinë.
 
Nga kontrolli që iu krye në lagjen nr.8 në Durrës, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 600 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva;
• 1 armë zjarri automatik mod-56;
• 1 krëhër automatiku;
• 42 fishekë luftarakë model-56;
• 16 copë kapsolla detonatore dhe 1 fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 55 cm;
• 1.5 gram e dyshuar si lëndë narkotike heroine dhe
• 2 telefona celularë.

kallash

durres arme

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)