Durrës/ Kërcënoi Armand Dukën që t’ia bënte djalin pjesë të kombëtares, lihet në burg presidenti i KF Iliria! Lirohen nga qelia 3 djemtë

Durrës-Është mbajtur ditën e sotme në gjykatën e Durrësit seanca e gjyqit për për presidentin e KF Iliria Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë e tij Adolfin, Brajanin dhe Santiagon, pasi u akzuan se kishin kërcënuar presidentin e FSHF-së Armand Dukën.

Gazetari për Report Tv informon se pas përfundimit të seancës Nazmi Selmani dhe Petrit Selmani u është caktuar masa ‘Arrest me burg’, ndërsa për tri djemtë janë liruar dhe u është caktuar masa ‘Detyrim paraqitje’

Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë e tij akuzohen se 30 gusht 2024 kërcënuan me anë të një SMS-je presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

Motivi ka të bëjë me mos grumbullimin në Kombëtare të Gentian Selmanit (djali tjetër i Nazmiut), portierit të Tiranës.

Lajm në përditësim…

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lushka: 04/09/2024 11:55

    Normale qe pazarhane eshte shqiperia. Edhe ky burr mendon me te miren per femijet e tij si kushdo ne keto komb. Pse mos I fuste futbollist i kishte edhe pse mos hynin. Ketu pershesh eshte Ber cdo gje qe na rrethon.gabim qe e ka kercenuar. Mandi eshte super I fuqishem edhe me njerez te fuqishem duhet shume kujdes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve janë shuar 23 vatra, 2 aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve janë shuar 23 vatra, 2 aktive