Durrës/ Makinat përplasen me njëra tjetrën, përfundojnë në oborrin e një banese

Durrës-Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në oborrin e një banese.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Azem Hajdari” në Spitallë mëngjesin e sotëm.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por dëme të shumta materiale si në mjetet, ashtu edhe në rrethimin e oborrit të banesës.

Sipas burimeve pranë Policisë së Durrësit, ky është rasti i dytë brenda pak ditësh në po të njëjtin vend, ku makinat përfundojnë nga përplasja e fuqishme drejt e në oborrin e banesave të zonës, ngjarje këto të cilat mund të kishin rezultuar edhe me pasoja fatale.

Sakaq rruga në zonën ku ka ndodhur aksidenti, nuk është e lejuar të përshkohet me shpejtësi të lartë, pasi bëhet fjalë për rrugica lagjesh, ndërkohë që duket se pakujdesia e drejtuesve të mjeteve është e lartë.

Uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes menjëherë pas njoftimit nga banorët e zonës dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘Vuçiç po përgatit kërcënime me Rusinë’, Çejku: Reagimi i Kurtit foshnjarak! Sfida e Kosovës është të vazhdojë njohje

‘Vuçiç po përgatit kërcënime me Rusinë’, Çejku: Reagimi i Kurtit foshnjarak! Sfida e Kosovës është të vazhdojë njohje