Vinçi mobil tip "Reggiane MHC 130", mbërriti me anije dhe u shkarkua të shtunën e kaluar, në prani të stafit teknik të specialistëve të APD-së. Vinçi i lëvizshëm me goma u instalua në kalatën 6 të portit më të madh të vendit. Nga konçesionari DCT mësohet se Vinçi që do të fillojë punë javën e ardhshme ka një kapacitet maksimal 100 ton, një rreze prej 44 metra si dhe fuqi motorrike 1000 kuaj fuqi.
Mbërritja e këtij vinçi, së bashku me atë ekzistues mundësojnë përpunimin e njëkohshëm të dy anijeve me kontejnerë. Sipas Plan - Biznesit të APD, të hartuar në bashkëpunim me specialistët konçesionarë, gjatë vitit 2015 pritet që në Terminalin e specializuar të përpunohen mbi 128 mijë kontejnerë, ose 29.2 përqind më shumë se sa në vitin 2014.