DURRËS- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e 2 personave është shënuar mesantën e së shtunës në lagjen Stalla të Sukthit. Një mjet tip Peugoet me targa DR 0675 F është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas me murin rrethues te nje banese.

Për pasojë ka humbur jetën 30 vjecari me iniciale R.L drejtuesi I mjetit si dhe pasagjeri me iniciale E.F të dy banues në Sukth.Paraprakisht dyshohet se shkak I aksidentit është shpejtësia tej normave të lejuara.

Redaksia online
(s.m/shqiptaja.com)