Për shkak të ndotjes së vijës bregdetare ditën e premte nga një anije e paidentifikuar ende, Agjencia Kombëtare e Mjedisit paralajmëron qytetarët që të shmangin në mënyrë kategroike kontatkin me ujin në qytetin e Durrësit.
 
Kjo pasi analizat kanë treguar se uji është shumë i ndotur duke vërtuar shkencërisht se gjendja është alarmante. Kreu i AKM-së, Julian Beqiri u bëri thirrje qytetarët që të mos kenë kontakt me ujin deri në reahbilitimin e plotë mjedisor të zonës.
 
“Nga vlerat gjykojmë se ndotja me hidrokarbure është shumë e lartë, cka për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin, gjendja është alarmante. Për këtë arsye ndalohet kategorikisht kontakti me ujin apo larja në det e qytetarëve, deri në momentin e rehabilitimit të plotë mjedisor të zonës së prekur në plazhin e Durrësit në një gjatësi prej rreth 2.5 km”, u shpreh Beqiri. 
 
Analizat e kryera pranë Laboratorit të AKM-së vleresojnë se, mostrat e marra në 2 pika të ndryshme në vijën e ndotur bregdetare Durrës, rezultuan shumë të ndotura. Produktet e naftes të cilat rezultojnë present në mostra janë tej normave të lejuara, duke konsideruar faktin se në ujërat banjatore nuk duhet të ketë prezencë të produkteve të naftës. Nevoja kimike për oksigjen dhe Nevoja biokimike për oksigjen rezultojne në vlera shumë të larta të cilat reflektojnë një ndotje shumë të lartë.
 
AKM do të kryejë analiza të përsëritura dhe do të njoftojë qytetarët në kohë kur zona të konsiderohet jo e rrezikshme. Deri në këtë njoftim ritheksojmë se qytetarët duhet të tregojnë kujdes për shëndetin e tyre dhe të evitojnë çdo kontakt të mundshëm me zonën e prekur nga ndotja.

Rezultati i analizave të kryera nga AKM:
 
Mostra Nr.1
Nr Parametri i percaktuar Metoda e perdorur Vlera e matur Pershkrimi
1. Produkte te naftes EPA – HEM; Oil and grease n- hexan extraction 101,19 mg/l Nuk duhet te kete prezence te naftes
2. Nevoja kimike per oksigjen ISO 15705 :2002 4 000 mg/l Ndotje shume e larte
3. Nevoja biokimike per oksigjen S SH ISO 5815 – 1: 2003 3200 mg/l Ndotje shume e larte
 
 
Mostra Nr.2
Nr Parametri i percaktuar Metoda e perdorur Vlera e matur Pershkrimi
1. Produkte te naftes EPA – HEM; Oil and grease n- hexan extraction 1789,7 mg/l Nuk duhet te kete prezence te naftes
2. Nevoja kimike per oksigjen ISO 15705 :2002 6000 mg/l Ndotje shume e larte
3. Nevoja biokimike per oksigjen S SH ISO 5815 – 1: 2003 4800 mg/l Ndotje shume e larte
 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)