Durrës/ Në pranga 3 persona, vodhën dyqanin e mishit, bulmetoren dhe Benz-in (DETAJE)

Durrës/ Në pranga 3 persona, vodhën dyqanin e mishit, bulmetoren dhe Benz-in (DETAJE)

Foto ilustruese

Një operacion është finalizuar me sukses në Durrës, ku 3 persona janë arrestuar për vjedhje. Të arrestuar janë 3 persona, pasi ata kanë vjedhur dy biznese, një dyqan mishi dhe një bulmetore si edhe një makinë Benz. Makina u gjet në momentin kur njëri nga grabitësit do ta shiste në një pikë varrezash makine. 

Njoftimi i plotë

Arrestohen në flagrancë tre shtetas, autorë të dyshuar për vjedhjen e një automjeti dhe dy bizneseve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve edhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat policore, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit të koduar "Ndjekja", duke arrestuar në flagrancë tre shtetasit J.P, E.P dhe Q.R.

Shtetasit J.P. dhe E.P. dyshohen si autorë të vjedhjes me thyerje të dy bizneseve në Durrës.

Në bashkëpunim me njëri - tjetrin, në datë 19.01.2019, gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje një biznes (bulmetore) ku kanë marrë një sasi parash si edhe kanë tentuar të vjedhin një tjetër biznes tregtar (dyqan mishi).

Shtetasi Q.R. dyshohet se ka vjedhur një mjet tip Benz ku në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti, në momentin që shtetasi do ta shiste në një pikë varreza makinash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

I akuzuar për drogë, arrestohet 31 vjeçari në Shkodër

I akuzuar për drogë, arrestohet 31 vjeçari në Shkodër